Deprecated: Required parameter $pos follows optional parameter $pid in /home3/eddotrmy/public_html/eppc/templates/eppc/lib/menu/GKMenu.php on line 66

Deprecated: Required parameter $i follows optional parameter $pid in /home3/eddotrmy/public_html/eppc/templates/eppc/lib/menu/GKMenu.php on line 66

Deprecated: Required parameter $pos follows optional parameter $level in /home3/eddotrmy/public_html/eppc/templates/eppc/lib/menu/GKMenu.php on line 85

Deprecated: Required parameter $i follows optional parameter $level in /home3/eddotrmy/public_html/eppc/templates/eppc/lib/menu/GKMenu.php on line 85

Deprecated: Required parameter $i follows optional parameter $pid in /home3/eddotrmy/public_html/eppc/templates/eppc/lib/menu/GKBase.class.php on line 435

Deprecated: Required parameter $pos follows optional parameter $pid in /home3/eddotrmy/public_html/eppc/templates/eppc/lib/menu/GKAside.php on line 64

Deprecated: Required parameter $i follows optional parameter $pid in /home3/eddotrmy/public_html/eppc/templates/eppc/lib/menu/GKAside.php on line 64

Deprecated: Required parameter $pos follows optional parameter $level in /home3/eddotrmy/public_html/eppc/templates/eppc/lib/menu/GKAside.php on line 79

Deprecated: Required parameter $i follows optional parameter $level in /home3/eddotrmy/public_html/eppc/templates/eppc/lib/menu/GKAside.php on line 79
Deshmi Nga Kandidate/ Partnere
Slider

Deshmi Nga Kandidate/ Partnere

Dimitra Mortogia
HR Director
Miele Hellas
Kontributi i EPPC-së ka qenë vërtet i rëndësishëm për të na mbështetur ne gjetjen dhe rekrutimin e partnerëve tanë në Shqipëri dhe Kosovë. Ata ofruan profile me cilësi të lartë brenda afatit tonë të parapajtuar dhe na mbështetën plotësisht gjatë gjithë procesit të rekrutimit. Falenderime të veçanta për ekipin e rekrutimit të EPPC që kanë demonstruar profesionalizëm të madh dhe janë përgjigjur në kohë sa herë që na nevojiteshin, duke treguar interes dhe ndjeshmëri të vërtetë për të plotësuar nevojat tona.


Alban Ademaj
HSE Manager
Alumil Albania
Prezantimi im i parë me EPPC ka ndodhur para 5 vitesh, kur një mik më sugjeroi këtë kompani për pozicione vakante pune.Më vonë, në vitin 2021, kam vijuar kontaktet me EPPC të cilët më kanë ofruar një pozicion në kompaninë ku aktualisht punoj si Menaxher i HSE pranë Alumil Albania. Filluan intervistat, dhe falë organizimit dhe përkushtimit të kompanisë EPPC, arrita të kaloj çdo fazë të rekrutimit me sukses. Në këtë moment, dëshiroj të shpreh falenderimin tim publik për gjithë mbështetjen e dhënë nga EPPC dhe të theksoj anën e tyre profesionale me përkushtimin e plotë që kompania ofron.


Adelina Millo
Brand Activation Manager
Miele Hellas
Une kam nisur bashkëpunimin me EPPC prej me shumë se një viti. Profesionistë, korrektë dhe shumë bashkëpunues duke kontribuar në ecurinë e mëtejshme të karrierrës sime. Sa për stafin, komplimente pasi janë shumë miqësorë dhe të komunikueshëm. E sugjeroj bashkëpunimin me ta!


Endri Deda
Sales Representative Albania & Kosovo
TP Vision
Rrugëtimi im i rekrutimit nëpërmjet EPPC Albania, ka qenë shumë i rëndësishëm në formësimin e trajektores sime profesionale. Kompania shfaqi një angazhim të madh për të gjetur talentin e duhur dhe metodat e tyre të vlerësimit realizuan një proces rekrutimi të thjeshtë, transparent dhe efikas. Përgjatë çdo faze, ndjeva një përkushtim të vërtetë për të vlerësuar jo vetëm aftësitë dhe kualifikimet e mia, por edhe përshtatjen time të mundshme kulturore brenda organizatës. Jam mirënjohës për ekipin mbështetës të EPPC si dhe mundësinë për të kontribuar në suksesin e TP Vision.


Vangjel Panozaqi
Head of Accounting
Iute Credit
Puna është domosdoshmëri, por njëkohësisht edhe e vështirë për tu gjetur në ditët e sotme! Kjo ndodh veçanërisht kur nuk ke në krah partnerët e duhur të cilët mund të të ndihmojnë për të gjetur përshtatjen e duhur. EPPC më ndihmoi që të arrija me sukses objektivin për të ndryshuar vendin e punës si dhe industrinë, duke mundësuar punësimin tim pranë Iute Credit Albania. Mos harroni të zgjidhni në këtë rrugëtim, profesionistët që njohin tregun dhe aftësitë tuaja. Do t’ju rekomandoja pa më të voglin hezitim EPPC, që do të bëj përputhjen e duhur të asaj çfarë ju kërkoni me tregun e punës. Faleminderit EPPC për mbështetjen dhe besimin!


Ramiz Maliqati
Packaging and product Development Support
ItalPizza
Eksperienca ime e punësimit me EPPC ka qenë e shkëlqyer. Që nga momenti kur u drejtova për aplikim, ekipi i tyre ishte shumë i përkushtuar dhe profesional. Më ndihmuan në gjetjen e një pozicioni pune në përputhje me aftësitë dhe synimet e mia në mënyrë efikase. Gjatë gjithë procesit, ekipi i EPPC ofroi udhëzime të çmuara dhe siguroi një tranzicion të lehtë në rolin tim të ri. Jam mirënjohës për ekspertizën dhe përkushtimin e tyre si dhe ndihmën që mu ofrua për të siguruar punësimin tim të ri.


Elis Agolli
Sales Representative for Albania & Kosovo
Makita
Nëpërmjet EPPC sot jam i punësuar pranë një prej kompanive më të mëdha globale të industrisë së veglave të punës, sikurse është kompania Japoneze Makita. Shpejtësia, dedikimi, njohuria e industrive, si dhe rrjeti i gjerë i EPPC më kanë ndihmuar në procesin e punësimit deri në pranimin e ofertës nga punëdhënësi. Ekipi i EPPC gjithashtu dallon në interesin që kanë për të arritur sukses të vazhdueshem me të gjitha palët, nisur nga qasja dhe komunikimi i vazhdueshëm dhe konstant edhe pas shumë muajsh nga punësimi im. Në këtë formë kam parë saktësinë, si dhe kujdesin e detajuar që ekipi i EPPC ofron për klientët e tij!


Florida Xhaferaj
HR Manager
E-Goals
Patëm kënaqësinë t'i besojmë EPPC-së përzgjedhjen e figurave teknike të kualifikuara në sektorin e IT dhe zhvillimit të Softuerit. Ajo që e karakterizoi bashkëpunimin tonë ishte profesionalizmi, efikasiteti dhe rezultatet e shkëlqyera që arritëm me rekrutimet. EPPC ka dëshmuar të jetë një partner strategjik që na ka lejuar të plotësojmë kërkesat tona specifike dhe të cilit do të vazhdojmë t'i besojmë rekrutimet dhe trajnimet tona më të rëndësishme.


Eralf Deda
Sales Representative for Albania & Kosovo
Danone Adriatics
Ka qenë kënaqësi për mua të bashkëpunoj me EPPC! Jam trajtuar me respekt dhe profesionalizem gjatë gjithë procesit të rekrutimit i cili ka qenë me shumë vlerë për mua. Intervistat, diskutimet dhe pyetjet e duhura, vunë në dukje gjithçka që kërkoja në karrierën time profesionale. Vëmendja ndaj detajeve dhe kujdesi ishte i jashtëzakonshëm. Ekipi i EPPC më gjeti një mundësi të shkëlqyer pune si përfqësues për një kompani të madhe siç është Danone. Nuk mund të kisha kërkuar rekrutues më të mirë për të më ndihmuar gjatë rrugëtimit të karrierës sime!


Jasmina Todorcevic
HR Manager of Southern Balkans
Knauf Insulation
I am glad to have an opportunity to recommend EPPC. I was working with EPPC's recruitment team on two vacancies for Technical Representative position in Albania. We had very demanding requirements, but we were very pleased with the candidates EPPC presented, as well as the selected individuals' skills, attitude, and work results. EPPC has been one of the best recruitment partners I have worked with so far. They were very supportive and patient with us through the whole process.