eppc Retreat TeamBuilding Ernst Young 2

Team Building ofron gjithmonë përfitime të shumëfishta për kompanitë.

Pertej trajnimeve që zhvillohen në salla konference, ulur mbi karrige duke mbajtur shënime, pranvera është sezoni ideal për të organizuar team building në natyrë apo plazh me aktivitete dhe ushtrime krijuese, dinamike dhe argëtuese për të gjithë stafin.

 Zbuloni përfitimet që sjell një team building kreativ:

1. Team Building Ndihmon Njerëzit që të Fokusohen

Hulumtimet kanë treguar se pushimet e herë pas hershme janë të shëndetshme dhe në të vërtetë rrisin produktivitetin në punë. Të gjendesh në një mjedis të ri që është dedikuar vetëm për një projekt apo detyrë të caktuar ndihmon kompaninë tuaj të ketë më shumë fokus. Punonjësit ndihen të përkushtuar ndaj kauzës dhe më shumë fokus sjell edhe më shumë produktivitet.

2. Janë Fantastik për të lidhur më shumë anëtarët e ekipit me njëri - tjetrin

Në një team building, ju mund të bëni aktivitete të cilat e angazhojnë ekipin në një mënyrë që nuk do të ishte e mundur të realizohej në një zyrë. Sipas një studimi të kryer nga Harvard Business Review, shokët e ekipit që kanë një marrëdhënie dhe lidhje pozitive drejtpërdrejt me njëri-tjetrin - dhe jo vetëm me eprorin e ekipit - punojnë në mënyrë më efikase dhe kanë më shumë sukses. Vendosja në një hapësirë të rë dhe përkushtimi ndaj një misioni, i ndihmon pjesëtarët e ekipit të ndihen më të fortë së bashku.   

3. Ofrojnë Ndryshim Nga Rutina Juaj e Përditshme

Të qenit në një hapësirë të re, kur punoni mbi një çështje, mund të ndihmojë ekipin tuaj të mendojë krejt ndryshe për zgjidhjen e saj.  Vendodhje Të Reja = Ide Të Reja! Mjediset e hapura inkurajojnë ide dhe kreativitet, dhe heqin "pengesat" që mund të ketë zyra.

4. Mbushin Ekipin Plot Me Energji

Pas një dite të këndshme apo një fundjave jashtë qytetit, anëtarët e ekipit shpesh ndihen më të gatshëm ti përkushtohen punës kur kthehen në zyrë për të punuar me një projekt të ri. Ata gjithashtu mund të ndjejnë se u afruan me ekipin e tyre, të lumtur për kolegun me të cilin ata punojnë dhe atë që po realizojnë së bashku. 

 

Burimi: Justblog

linkedinfacebookinstagramYouTubecontact