Not To Say At Work 750x421

Shumë prej nesh punojmë fort në punën që kemi.

Vërtet dëshironi të rrezikoni punën tuaj duke thënë diҫka të pamenduar? Patjetër që jo.

Dhe prapë, njerezit bëjnë vazhdimisht komente të pamenduara mirë që pa kuptuar dëmtojnë karrierën e tyre dhe lëndojnë moralin e të gjithëve afër tyre.

Ndonëse ka shumë shembuj, më poshtë gjeni 5 thëniet më të përdorura:

1-‘Kjo nuk është puna ime’ – Përdoret kur dikush kërkon për ndihmë lidhur me një detyrë që është jashtë përshikrimit bazë të punës. Në vend që të shpenzoni kohë duke ndihmuar apo duke thënë thjesht jo, ju vendosni të thoni këtë shprehje dhe pendoheni menjëherë.  Një mënyrë më e mirë: Nëse nuk keni kohë të ndihmoni dikë në këtë moment, thuajini që nuk mund ta bëni ose qe mund ta bëni më vonë. Puna juaj është te ndihmoni organizatën tuaj të fitojë, kështuqe të ofroni ndihmë aty ku mundeni është pjesë e punës suaj.

2-‘E kemi provuar këtë më parë’ – Përdoret kur dikush ka qenë pjesë e kompanisë për më pak kohë se ju, sugjeron një ide. Në vend që ti dëgjoni, ju ia refuzoni idenë me këtë frazë. Një mënyrë më e mirë: Dëgjojini. Mbase ajo që po propozohet vërtet mund të jetë provuar më parë, por mund të mos jetë realizuar sic duhet. Gjithmonë ka vend për përqasje të reja.

3- ‘Nuk ka buxhet për këtë’ – Përdoret kur një person ka një ide pas të cilës është shumë i apasionuar. Në vend që ta dëgjoni dhe të vlerësoni meritën, ju e refuzoni duke thënë nuk ka mjaftueshëm para. Një mënyrë më e mirë: Idetë e mëdha duhet të financohen, ose mbase ka një mënyrë për ta bërë me buxhet minimal. Por të vrisni cdo ide të re është një mënyrë e sigurt për të minimizuar kreativitetin e ekipit tuaj.

4- ‘Të thashë’ – Përdoret kur një koleg ka një ide, dhe ti thua qe kjo është një ide e keqe, por ata e bëjnë gjithsesi. Dhe dështojnë. Sikur kjo të mos mjaftonte, ju I kërceni sipër me këtë. Një mënyrë më e mirë: ‘Të thashë’ nuk ka ndihmuar ndonjëherë njeri. Një mënyrë më e mirë këtu është thjesht – heshtje.

5- ‘Kjo nuk e njdek proҫedurën’ – Përdoret kur dikush ka një ide që nuk përputhet me standartet që ka kompania juaj në mënyrën sesi operon. Një mënyrë më e mirë: Shumë rregulla nuk janë absolut, nëse një procedurë bllokon procesin, ndryshoje.

 

Burimi: LinkedIn Learning Blog

linkedinfacebookinstagramYouTubecontact