Formula e te ndjerit mire

Kërkimet në lidhje me çfarë i bën njerëzit të ndihen të lumtur kanë sjellë si rezultat një ekuacion që njihet si Formula e të Ndjerit Mirë.

Në këtë formulë janë identifikuar 6 faktorë, të cilët të vendosur së bashku në kombinimin e duhur, e lumturojnë njeriun.

Faktorët janë: Jeto Momentin (M); Ji Kureshtar (K); Bëj diçka që e Dashuron (D); Mendo për të Tjerët (Tj); Ushqe Marrëdhëniet (U) dhe Kujdesu për Trupin (T).

CILA ËSHTË FORMULA E TË NDJERIT MIRË QË NA BËN TË LUMTUR? ËSHTË E THJESHTË! (Mx16 + Kx1 + Dx2) + (Tjx5 + Ux2 +Tx33)

M Jeto momentin – vlerëso momentet e bukura, buzëqeshjet, fjalët, tingujt, aromat dhe pamjet çdo ditë. Kujtohu që ta bësh këtë në çdo orë të ditës kur je zgjuar.

K Ji kureshtar – eksploro një herë në ditë aspektet e panjohura, misterioze, të ndërlikuara dhe të pasigurta të botës në të cilën jetojmë.

D Bëj diçka që e dashuron – nëse ka diçka që na ofron bazat për ta jetuar jetën mirë, ajo është prania e aktiviteteve që janë të rëndësishme dhe që na gëzojnë. Bëje këtë një herë në punë dhe një herë gjatë kohës së lirë.

Tj Para së gjithash, mendo për të tjerët – bëj komplimente, bëj diçka të mirë dhe dëgjo. Kjo nuk është diçka e vetvetishme sepse shumë nga ne besojnë se duhet të duash veten para se të duash të tjerët. Shkenca thotë se kjo nuk është e vërtetë. Bëje këtë 5 herë në ditë dhe shpejt do provosh ndjesinë pozitive që merr kur bën që dikush të ndjehet mirë.

U Ushqe marrëdhëniet – kushtoji kohë partnerit, një shoku apo një pjesëtari të familjes 2 herë në ditë. Shkencëtarët kanë zbuluar se kur vëzhgon njerëzit më të lumtur në planet secili nga ata ka një marrëdhënie të ngushtë dhe domethënëse me dikë tjetër.

T Kujdesu për trupin – nuk është e nevojshme që të keni vetëm 3% ind dhjamor në trup dhe as nuk nevojitet që të bëni tre sesione me 15 pompa. Të kujdesesh për trupin nënkupton të hash në mënyrë të shëndetshme të paktën 3 herë në ditë dhe t’i kushtosh stërvitjes çdo ditë 30 minuta.

Për të lexuar artikullin e plotë mund t’i drejtoheni adresës: http://www.dailymail.co.uk/health/article-2378821/The-formula-happy-life-Stay-curious-live-moment-look-health.html#ixzz2adPui6dn

linkedinfacebookinstagramYouTubecontact