New Job

Nisja e një pune të re mund të jetë një eksperiencë shumë emocionuese, por gjithashtu dhe shumë stresuese në aspektin e jetës sonë profesionale. Do të punoni shumë për të vërtetuar aftësitë tuaja dhe do të jeni të gatshëm për të lënë një impakt pozitiv në fillimet tuaja.

Përpara se të përfshiheni në vorbullën e punës së re, vendosini vetes disa objektiva duke përdorur kriteret si më poshtë:

Specifik – është e rëndësishme të qartësoni objektivat e pozicionit tuaj të punës, të përcaktoni qëllimet tuaja dhe të plotësoni pritshmëritë e eprorit tuaj. Kjo do të jetë pika ku ju siguroheni që jeni në një linjë me eprorin tuaj, dhe se çdo qëllim ështe i qartë dhe i mirë përcaktuar për të dyja palët.

I Matshëm – Tani që keni një ide më të qartë lidhur me detyrat e pozicionit tuaj gjatë muajve të parë të punes, duhet të kuptoni se si do të masni progresin e qëllimeve tuaja. Eprori juaj duhet të ketë një ide të qartë te Indikatorëve Kyç të Performancës dhe se si do ti masni ato.

I Arritshëm – Qëllimet tuaja sduhet të jenë shumë të thjeshta por në të njëjtën kohë nëse nuk janë të arritshme, do të jenë një nisje e gabuar në rolin tuaj të ri.  Identifikoni dhe nisni të ndërtoni marrëdhënie me ata kolegë që janë të suksesshëm dhe efektiv në pozicionet e tyre. Planifikoni si do ti arrini këto qëllime, përgatituni për të punuar shumë gjatë javëve të para për të arritur në një nivel me kolegët. Gjithmonë duke mos humbur balancën mes jetës dhe punës.

Relevant – Sigurohuni të kuptoni qartë se si lidhet pozicioni juaj me atë të kolegëve si dhe në strategjinë e gjerë të kompanisë. Kjo do t'ju ndihmojë të vendosni qëllimet tuaja në kontekst, duke ju dhënë një sens qëllimi dhe nxitjen për ti përfunduar ato.

Përshkallëzimi i Kohës – Qëllimet duhet të kenë një fillim, mes dhe pikë mbylljeje. Nëse dritaret e kohës suaj nga njëra pikë ne tjetrën janë tepër të gjata, do të humbisni përqëndrimin e individëve por edhe nëse janë tepër të shkurtra nuk do ti lini vetes suaj kohë të mjaftueshme për të arritur objektivin.

Pra, cilado qoftë mundësia juaj e re, nëse siguroheni që çdo objektiv që ju i vendosni vetes ka kriteret e mësiperme, ju do të keni më shumë shanse për një fillim të mbarë dhe për të qenë të suksesshëm në vazhdim

 

Burimi: Michael Jones, Hays Blog. 

linkedinfacebookinstagramYouTubecontact