Sezoni pushimeve erdhi sërish.  Ai momenti kur ju dërgoni një email duke shpresuar për të kryer diçka dhe ting – ai kthehet serisht te ju me një përgjigje automatike  “out-of-office”. Për shumë njerëz të vendosin emailin “out-of-office”  është  si pengesa e fundit para se të nisin pushimet. Por për disa është kthyer në një mënyrë për të treguar sensin e tyre të humorit.

Më poshtë gjeni një përzgjedhje me disa nga shembujt më të kendshem dhe gazmor te pergjigjjeve  “out-of-office”.

  • Tani jam me familjen time, kthehem më 23 korrik. Do jem duke lexuar, duke u zhytur në det dhe duke luajtur me djemtë e mi, tani që ata ende duan të luajnë me mua! Ekipi im i fantastik do të merret me emailet e mia ndërkohë që  unë jam jashte zyre duke u siguruar që ju të merrni mbështetje nga njerëzit e duhur për t'i mbajtur gjërat në lëvizje".
  • " Nuk do t'ju braktis asnjëherë, Nuk do tiu zhgënjej kurrë, Nuk do të largohem kurrë dhe tiu harroj, Nuk do tiu bëj kurrë të qani, Nuk do të  them kurrë  lamtumirë, Nuk do të them asnjëherë një gënjeshtër apo t'ju lëndoj. "Githashtu  nuk do ti përgjigjem asnjëherë emailit tuaj deri më 9 gusht, teksa jam ende me pushime."  
  • Jam me pushime vjetore deri më dd/mm/vvvv. Do ti lejoj çdo dërguesi vetëm një email dhe nëse më dërgoni emaile të shumëfishtë, unë do ti fshi pa i parë email-et tuaja derisa të mbetet vetëm një. Zgjidhni me mençuri. Ju lutem vini re se më keni dërguar një email tashmë. "
  • "I dashur dërgues! Jam në muajin e mjaltit me gruan time të dytë. Meqë nuk planifikoj të kërkoj së shpejti një të tretë, email-i juaj do të mbetet i palexuar dhe nuk do të arrijë në celularin tim. Nëse dëshironi që unë të thyej premtimin për të mos punuar gjatë muajit të mjaltit, ju lutem më dërgoni një SMS."

 

Burimi: BBC

linkedinfacebookinstagramYouTubecontact