Ku takohen më të mirët!
Slider

RRETH NESH

ep & partners consultancy (EPPC) ltd. u themelua në Prill të vitit 2009 në Tiranë, Shqipëri. EPPC u krijua me qëllim të mbështesë kompanitë që operojnë në Shqipëri dhe në Kosovë në zhvillimin e stafit të tyre dhe për të lehtësuar shërbimet e burimeve njerëzore. Ne jemi tashmë kompania lider e burimeve njerëzore në rajon.

Aktiviteti i EPPC mbulon 4 pilarë kryesorë në fushën e: trajnimit dhe zhvillimit të stafit; kërkimit dhe seleksionimit; konsulencës dhe sondazhit të pagave dhe stafit me qira. Me një strukturë solide të shtrirë në 4 departamente kryesore konsulentët tanë ofrojnë zgjidhje të personalizuara me fokus nëvojën e klientit.

EPPC Team , Ekipi EPPC ,EPPC Albania, EPPC Kosove
  • Scritto da Super User
  • Published in Blog
  • Hits: 1777
  • Stampa ,

Nga Erald Pashaj, EPPC Albania & Kosovo ltd.

Duke pritur radhën në një nga bankat në Tiranë, ku kishte radhë dhe zhurmë, por që duhet të qëndroja patjetër, veshi më kap komunikimin e personit ngjitur me mua. Ai bën një telefonatë (mesa duket ekonomistit të firmës) dhe me zë shumë të lartë, si shumica e njerëzve në vendin tonë, i thotë sapo dëgjon që telefoni i hapet nga ana tjetër:

- Sa e kemi gjendjen? .... dhe fill pas kësaj pyetje shigjetë, dëgjohet përsëri po ky: - Ore unë po të them gjendjen, ti më thua nuk kemi bërë asnjë shpenzim. Gjendjen ore gjendjen, po të pyes, sa e kemi gjendjen, se jam në bankë. Ti nuk je as nga fshati mor burrë, je edhe me shkollë të lartë. Dhe vazhdon ligjëratën. - Po çfarë shkolle keni bërë ju, po shkollës tuaj unë i kam bërë naftën (ai ia tha ndryshe këtë “naftën” në fakt). Bëri një pushim, sa mori pak frymë, dhe vazhdoi përsëri. - Sa e kemi gjendjen? Hë pra më thuaj? Të gjitha këto më lart ia tha pa asnjë ndërprerje, ku personi nga ana tjetër as nuk arriti të fliste asnjë shkronjë. Përveç se nuk foli dot asnjë fjalë, mori edhe një breshëri ofendimesh tak-fak, sa hap e mbyll sytë. Ndërkohë biseda vazhdon; - Aha, paskemi gjendje, ah po më thoje që nuk kemi bërë asnjë shpenzim me bankë që dje që të pyeta dhe gjendja është e pandryshuar. Aha po këtë nuk e dëgjova, mendova se po më thoje që nuk kemi bërë asnjë shpenzim. Mbylli telefonin duke rrotulluar kokën dhe pëshpëritur nën zë, sikur donte të thoshte: - A nuk jeni për punë ju, jo! A thua se ia kishte fajin personi nga ana tjetër.

Mendova që t’i flisja miqësisht meqë ne në EPPC këtë punë bëjmë, trajnojmë njerëzit, por edhe analizojmë profilet e personalitetit të tyre me anë të sistemit modern Extended DISC, dhe mendova që t’i them: - Zotëri, mendoj që u mërzitët nga telefonata. Në kohën e sotme, problemi më i madh që hasin njerëzit dhe sidomos drejtuesit është dëgjimi. (Në fakt ky fenomen gjendet më shumë tek drejtuesit, shitësit në terren apo në banak, ustallarët, etj, kryesisht tek personat që kanë kontakte me shumë njerëz gjatë punës së tyre. Megjithëse dëgjimi ka edhe shumë faktorë të tjerë ndikues). Mund ta kishit shmangur shqetësimin tuaj dhe tani do ishit më të qetë. Do të kishit kursyer kohë, do ta kishit kuptuar situatën shumë shpejtë, vetëm nëse do t’i kishit rezistuar dëshirës për të folur.

E fundit por edhe shumë e rëndësishme ju nuk do e kishit ofenduar, duke e bërë që të ndihej keq personi në krahun tjetër të telefonit, nëse do e dëgjonit. Të gjitha këto nuk do të ndodhnin nëse do ta dëgjonit deri në fund.

Ndërkohë që po mendoja se çfarë do t’i them, më erdhi radha dhe nuk mund që t’ia thoja të gjitha këto. Por mendova t’i ndaj me ju, duke qenë se shumë prej nesh duhet të rrisim durimin për të dëgjuar deri në fund për t’i kursyer vetes kohë dhe ndjesi negative.

Mundësi punësimi me EPPC

Play
Slider
 ERICKSON COACHING , partner EPPC

ERICKSON COACHING

EPPC partneri zyrtar ekskluziv i Erickson Coaching International në Shqipëri.

Më shumë

Gi Group , EPPC Partner ekskluziv i GiGroup në Shqipëri dhe Kosovë

GI GROUP

EPPC Partner ekskluziv i GiGroup në Shqipëri dhe Kosovë.

Më shumë

FnxS , EPPC është partner zyrtar i vlerësimeve psikometrike në platformën FinxS

FinxS

EPPC është partner zyrtar i vlerësimeve psikometrike në platformën FinxS.

Më shumë

Edlira Muka – CEO – Balfin Group

Grupi BALFIN beson shumë te bashkëpunimi dhe partneriteti me palë të treta si një mënyrë rritje d

Edlira Muka…

CEO – Balfin Group

Read more
Klodian Haxhiu – Managing Partner – Univers Promotions

EPPC Albania gjithmonë ka demostruar profesionalizëm në bashkepunimin tonë (i cili shtrihet që

Klodian Haxhiu…

Managing Partner – Univers Promotions

Read more
Akan Ajdini – CEO – IuteCredit

Prej më shumë se 3 vitesh IuteCredit bashkëpunon me EPPC duke e patur partnerin kryesor për sa

Akan Ajdini…

CEO – IuteCredit

Read more
Ramadan Hashani – Head of HR- Banka Ekonomike

Kompania EPPC Albania & Kosovo është kontraktuar nga Banka Ekonomike per ofrimin e trajnimeve p

Ramadan Hashani…

Head of HR- Banka Ekonomike

Read more
Sendi Kastrati –Managing Director-Studio Moderna

Over the last three years EPPC was our training provider for our staff in fields like direct sa

Sendi Kastrati…

Managing Director-Studio Moderna

Read more
Dusan Durkovic Country Manager Serbia + Export - Grundfos Serbia

“My first experience with local agencies was very frustrating, but everything changed when we s

Dusan Durkovic…

Country Manager Serbia + Export - Grundfos Serbia

Read more
Dusan Durkovic Country Manager Serbia + Export - Grundfos Serbia

Since 2012, we have developed a great partnership with EPPC, establishing together dedicated tr

Alexandros Kosenas…

Chief Executive Officer at Neptun Albania

Read more
HR Director - at - Miele Hellas

Kontributi i EPPC-së ka qenë vërtet i rëndësishëm për të na mbështetur ne gjetjen dhe rekrutimin

Dimitra Mortogia

HR Director - Miele Hellas

Read more
HR Manager of Southern Balkans - Knauf Insulation

I am glad to have an opportunity to recommend EPPC. I was working with EPPC's recruitment team on

Jasmina Todorcevic

HR Manager of Southern Balkans - Knauf Insulation

Read more
HR Manager - E-Goals

Patëm kënaqësinë t'i besojmë EPPC-së përzgjedhjen e figurave teknike të kualifikuara në sektorin

Florida Xhaferaj

HR Manager - E-Goals

Read more
EPPC Albania,EPPC Kosove, Harta EPPC