Për shumë prej nesh që jemi në izolim, mund të ndjehemi sikur koronavirusi e ka vënë botën në pritje ndërsa presim për lirimin nga ky “burgimi i përkohshëm”. Por një numër i njerëzve po përdorin këtë kohë për të zhvilluar edhe më shumë aftësitë e tyre, me regjistrim në platformat e të mësuarit online, siç janë: edX, FutureLearn dhe Coursera, të cilat ofrojnë kurse për shumicën e profileve. Coursera, për shembull, ka pasur një rritje të tetëfishtë në regjistrimet për kurse shkencore sociale, zhvillim personal, arte dhe shkenca humane që nga fillimi i shpërthimit të koronavirusit.

Lexoje të plotë...

Shumë prej nesh po detyrohen të ndryshojnë zakonet për shkak të situatës aktuale.

Bota qe jetojme, nuk ka parë më parë asgjë të ngjashme me këtë.  Po na kërkohet të ndryshojmë zakonet tona; mënyrën tonë të jetuarit. Po na kërkohet të punojmë në mënyra të ndryshme. Prindërit që punojnë gjithashtu u kërkohet të edukojnë fëmijët në shtëpi. Si i trajtojmë këto ndryshime në jetën tonë?

Lexoje të plotë...

Përhapja e virusit Korona ka bërë që pjesa më e madhe e njerëzve të punojnë nga shtëpia. Nëse jeni i ri në punën nga distanca, këto këshilla nga një profesionist i punës nga shtëpia mund t'ju ndihmojnë të qëndroni produktiv dhe të ruani ekuilibrin.

Të gjithë ata që punojnë nga distanca duhet të kuptojnë se kur duhet të punojnë, ku të punojnë dhe si të krijojnë kufij midis punës dhe jetës personale. Po në lidhje me paisjet e zyrës, zhvillimin e karrierës, mundësitë e trajnimit dhe ndërtimin e marrëdhënieve me kolegët? Të punosh në distancë, veçanërisht kur punon nga shtëpia shumicën e kohës, do të thotë të kuptosh këto dhe çështje të tjera.

Lexoje të plotë...

Përtej të gjithë ndodhive në botë, një libër i mirë mund të ofrojë një komoditet, qartësi  ose një arratisje nga realiteti. Teksa pandemia COVID-19 vazhdon dhe shumë prej nesh po kërkojnë mënyra argëtimi ndërsa qëndrojnë në shtëpi, leximi ështe një zgjedhje perfekte.

Ky mund të jetë momenti  për të lexuar me kënaqësi romanin epik që keni pasur gjithmonë dëshirë të lexoni, rishikoni një libër të vjetër të preferuar ose të provoni  të lexoni diçka të re, larg nga zona e rehatisë suaj në librat që zgjidhni.

Lexoje të plotë...

linkedinfacebookinstagramYouTubecontact