Kohëzgjatja:
Tarifa për aktivitetin:
Numri i pjesëmarrësve:       
Moderator:
Gjuha:
Vendi / Data:

1, 2 ose 3 ditë
Na kontaktoni
Min 10 – Maks 100
1, 2, ose 3 moderatorë
Shqip ose Anglisht
Për t’u vendosur

Prezantimi i aktivitetit: 

Retreat-et janë një mundësi për të mbledhur njerëzit bashkë që të kenë bashkëbisedime, të cilat nuk arrijnë t’i bëjnë zakonisht. Retreat-et mund të organizohen në vende të mbyllura, në terren ose një kombinim i të dyjave duke ndjekur një model të këtij lloj aktiviteti. Tre modele klasike që ne mund të organizojmë janë:

   1. Retreat-e biznesi;
   2. Retreat-e në formë loje;
   3. Retreat-e sportive.

Është e mundur që të organizohet dhe një përzierje e këtyre tre modeleve, por duke marrë parasysh kohën, objektivat, pjesëmarrësit, motin, etj.

 Retreat-et mund të ndihmojnë: 

  • Të përmirësojnë marrëdhëniet në punë dhe të rrisin besimin.
  • Të nxisin një vizion të përbashkët dhe shpirtin e skuadrës.
  • Të ndihmojnë në ndryshimin e drejtimit.
  • Të krijojnë një kuadër dhe pikë reference të përbashkët.
  • Të sjellin dakordësi në vija të përgjithshme dhe fillojnë rrugën në drejtim të përbashkët.
  • Të trajtojnë burimet e konfliktit dhe të paqartësisë.
  • Të gjenerojnë zgjidhje krijuese për probleme të rrënjosura.
  • Të gjenerojnë bashkëbisedime të sinqerta dhe informuese.
  • Të ndihmojë punonjësit që zëri i tyre të dëgjohet për çështje që janë të rëndësishme për ta. 

Grupi i interesit: 

  • Për këdo dhe çdo organizatë.