Kohëzgjatja:
Fillon:
Mbaron:
Tarifa për pjesëmarrës:
Numri i pjesëmarrësve:       
Trajnues:
Gjuha:
Vendi / Data:
2 ditë
9:00 am
5:00 pm
Na kontaktoni
Min 12 – Maks 20
Erald Pashaj ose Dalina Gjiçali
Shqip ose Anglisht
Për t’u vendosur

Prezantimi i trajnimit: 

“Zoti nuk mban anën e batalioneve të rënda, por anën e gjuajtësve më të mirë” - Voltaire.

Shitja është procesi jetik i të një biznesi të suksesshëm. Zakonisht, vetëm kontakti personal, i drejtpërdrejtë, shpesh tek-për-tek ndërmjet një shitësi dhe një klienti prodhon biznes. Në tregjet moderne konkurruese, shitja ka një detyrë të shumanshme për të kryer. Ajo duhet të Komunikojë, të Bindë dhe të Diferencojë.

Temat që do të trajtohen: 

  • Elementët kryesorë në shitje.
  • Përpara takimit me klientin.
  • Të krijosh përshtypjen e duhur që në fillim.
  • Zbulimi i nevojave të klientit.
  • Prezantimi i rastit më të mirë.
  • Menaxhimi i ankesave.
  • Mbyllja me sukses.
  • Ndjekja e mëpasshme.

Grupi i interesit: 

  • “Sales” vjen nga një fjalë skandinave që do të thotë “të shërbesh”. Ky trajnim është dizenjuar pikërisht për njerëzit që i shërbejnë klientëve, për stafin tuaj të shitjeve, si një hap i parë drejt rrugës për t’u bërë shitës profesionistë.

Përfitimet tuaja: 

  • Ju do ta shihni shitjen në një këndvështrim tjetër, nëpërmjet këshillave praktike dhe të përdorshme çdo ditë;
  • Ju do të jeni të aftë ta përgatisni veten sesi duhet të veproni për një takim për shitje;
  • Ju do të jeni të aftë të drejtoni një takim për shitje;
  • Ju do të jeni të aftë të merrni më shumë “Po” sesa “Ndoshta”.