Kohëzgjatja:
Fillon:
Mbaron:
Tarifa për pjesëmarrës:
Numri i pjesëmarrësve:       
Trajnues:
Gjuha:
Vendi / Data:
2 ditë
9:00 am
5:00 pm
Na kontaktoni
Min 12 – Maks 20
Erald Pashaj
Shqip ose Anglisht
Për t’u vendosur

Prezantimi i trajnimit: 

Rregulli Nr. 1: “Mos e nënvleftëso ndryshimin që ndodh me kalimin tuaj si drejtues”. 

Ky rol kërkon aftësi dhe përqasje të veçanta, disa prej të cilave mund të mos i keni përdorur më parë. Tashmë ju duhet të përshtateni, dhe ky trajnim do t’ju ndihmojë që ta bëni një gjë të tillë shpejt, lehtësisht dhe të sigurt. Trajnimi do t’ju ofrojë njohuri që do t’ju ndihmojnë të përshtateni me postin e ri në mënyrë të shpejtë e efektive dhe që të arrini rezultatet e synuara.

Temat që do të trajtohen: 

  • Roli i drejtuesit.
  • Para se të marrësh emërimin.
  • Fillimi – hedhja e bazave.
  • Të krijosh besim dhe përkushtim te stafi.
  • Puna me njerëzit për të arritur rezultatet.
  • Shtoji forcë skuadrës.
  • Të punosh për të ruajtur suksesin.
  • Përmbledhje.

Grupi i interesit: 

  • Ky është një trajnim i shkëlqyer për drejtuesit e rinj, mbikëqyrësit, drejtuesit e skuadrave dhe njerëzit kyç. Drejtuesit me përvojë mund të përfitojnë nga këndvështrimi i ndryshëm dhe rifreskim i njohurive.

Përfitimet tuaja: 

  • Ju do të jeni një drejtues shumë më i mirë;
  • Do të krijoni dhe ruani një skuadër njerëzish që do të kenë një performancë të shkëlqyer dhe do të arrijnë rezultatet e synuara.

Shënim nga trajnuesi:

Pjesëmarrja në këtë trajnim nuk garanton që do të bëheni Drejtor i Përgjithshëm për 6 javë  (nëse dini ndonjë mënyrë për ta arritur këtë, ma thoni dhe mua), por do t’ju ndihmojë të ngjisni hapat e parë të karrierës në mënyrë të sigurt për të vazhduar më tej. Prandaj, nuk ju uroj fat, por punë dhe vetëm punë. Ky trajnim do t’ju ndihmojë shumë, por vetëm një njeri mund të garantojë që të bëheni drejtues i mirë – dhe ky jeni ju.