Kohëzgjatja:
Fillon:
Mbaron:
Tarifa për pjesëmarrës:
Numri i pjesëmarrësve:       
Trajnues:
Gjuha:
Vendi / Data:

2 ditë
9:00 am
5:00 pm
Na kontaktoni 
Min 10 – Maks 14
Erald Pashaj
Shqip ose Anglisht
Për t’u vendosur

Prezantimi i trajnimit:

Terminologjia financiare mund të jetë e frikshme, raportet financiare të paqarta. Por, a është vërtet kaq e vështirë? Nëpërmjet këtij kursi do të mësoni të përdorni gjuhën që përdorin njerëzit e financës, duke lehtësuar kështu komunikimin.

Për më tepër, duke përdorur njohuritë e marra në këtë trajnim, do të jeni të aftë të lexoni dhe kuptoni raportet financiare dhe t’i lidhni ato me biznesin/punën tuaj të përditshme.

Temat që do të trajtohen: 

  • Bazat e terminologjisë financiare (në Anglisht & Shqip).
  • Si organizohet departamenti i Financës.
  • Raportet kryesore financiare (Pasqyra e të Ardhurave – Shpenzimeve / Bilanci / Cash Flow).
  • Matja e fitimit.
  • Mjedisi i brendshëm i kontrollit.
  • Përfitueshmëria e klientëve.
  • Planifikimi financiar (si bëhet një buxhet ose plan financiar) dhe kontrolli analitik.

Grupi i interesit: 

  • Përmbajtja e moduleve është në atë nivel që e bën kursin “Financa për Vendimmarrësit” ideal për menaxherë.

Përfitimet tuaja: 

  • Do të jeni të aftë të kontrolloni fitimet dhe humbjet duke njohur nxitësit kryesorë të të ardhurave dhe shpenzimeve;
  • Do të jeni të aftë të shpjegoni aspektet kyçe të ciklit buxhetor dhe ndryshimin ndërmjet buxhetit dhe parashikimit mujor;
  • Do të jeni të aftë të kontrolloni dhe analizoni llogaritë/raportet/vlerësimet e menaxhimit;
  • Do të jeni të aftë të shpjegoni si dhe përse përdoren rastet e biznesit/studimit;
  • Do të jeni të aftë të shpjegoni rëndësinë e menaxhimit të fluksit të parasë (Cash Flow) dhe llogarive të arkëtueshme (Accounts Receivables).