Kohëzgjatja:
Fillon:
Mbaron:
Tarifa për pjesëmarrës:
Numri i pjesëmarrësve:       
Trajnues:
Gjuha:
Vendi / Data:
2 ditë
9:00 am
5:00 pm
Na kontaktoni
Min 10 – Maks 16
Albana Pelinku
Anglisht / Shqip
Për t’u vendosur

Prezantimi i trajnimit:

Sa të dobishme janë përpjekjet në arkëtimin e parave për kompaninë në tërësi dhe cili është roli i arkëtarit/ekonomistit/specialistit? Duke qenë në kontakt të përditshëm me klientelën, arkëtari/shitësi ka ndikim direkt në bashkëpunimin e suksesshëm me klientin. Për këtë arsye, mbledhja e parave/arkëtimi jo vetëm që e ul numrin e llogarive të papaguara, por gjithashtu rrit suksesin e kompanisë duke kontribuar në krijimin e forcimin e marrëdhënieve me klientelën.

Kursi “Eficencë në arkëtimin e borxhit” është një kurs finance tepër interaktiv, që ka për qëllim të krijojë ndërgjegjësim dhe të japë informacion praktik se si mblidhen borxhet në mënyrë efektive dhe efikase. Arkëtarët/Shitësit janë vazhdimisht të inkurajuar të përshtatin sjelljen e tyre duke u fokusuar njëkohësisht në një përqasje të strukturuar për të arritur rezultate më të mira në mbledhjen e borxheve.

Temat që do të trajtohen:

  • Kuptimi i rëndësisë së mbledhjes së borxhit dhe objektivat.
  • Si ti ndajmë dhe trajtojmë rastet?
  • Kërkesë me shkrim për mbledhjen e borxhit, lista e telefonatave/debitorëve dhe ndalja e shitjeve me kredi.
  • Procedura e njoftimit dhe e ndjekjes.
  • Teknikat e telefonit.
  • Mënyra e sjelljes në telefon dhe “si të jesh këmbëngulës”.
  • Bazat e negocimit, plani i veprimit.

Grupi i interesit:

  • “Efiçencë në mbledhjen e borxhit” është krijuar për stafin që punon me arkëtimet.

Përfitimet tuaja: 

  • Do të kuptoni rëndësinë e madhe dhe efektivitetin e arkëtimit të borxheve;
  • Do të mësoni teknika të ndryshme për mbledhjen e borxheve;
  • Do të mësoni njohuri dhe aftësi në mbledhjen e borxheve, me një mënyrë efektive dhe të strukturuar.